Liz Truss ka fituar zgjedhjet dhe do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.
Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe rivalit të saj Rishi Sunak, ndërsa Truss arriti të kryesonte.
Sipas BBC Truss fitoi 81,326 ndërsa Sunak 60,399. Në zgjedhje kishte një pjesëmarrje prej 82.6%.
Gjatë fjalës së saj pas fitores, Truss falënderoi familjarët, mbështetësit edhe ish-rivalin Richi Sunak.
“Dua të falënderoj Komitetin, kryetarin e parlamentit dhe të gjithë ata që morrën pjesë në këtë proces. Dua të falëndëroj familjen time, miqtë, kolegët politikë dhe të gjithë ata që dhanë ndihmën dhe kontributin e tyre. Jam vërtetë mirënjohëse për suportin dhe mbështetjen tuaj”, u shpreh Truss pas zgjedhjes.
Liz Truss u zgjodh kryeministre pas dorëheqjes së Boris Johnson.