Banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë edhe sot në kushte të vështira atmosferike. Ata protestojnë që prej fillimit të Nëntorit kundër projektit që konsiston në shembjen e banesave të tyre. “Klasë e re, frymë e re”, thërrasin protestuesit. Bashkë me ata është edhe kryetari I PD, Lulzim Basha.