Sport

Liverpool mposht Chelsean në dy minuta, sërish në krye të Premier League


               Publikuar në : 20:39 - 14/04/19 |
el ida

Liverpooli ia la kryesimin vetëm dy orë Manchester Cityt, pasi në ndeshjen kryesore të javës së 34-t në Premier League mundi Chelsean 2-0.

Pas një pjese të parë pa gola, Sadio Manè dhe Mohamed Salah shënuan dy herë në harkun e dy minutave, duke zhvlerësuar çdo rezistencë që kishin bërë londinezët deri atëherë.

Skuadra e Guardiolës kishte fituar më parë gjatë së dielës sfidën e saj 3-1 në fushën e Crystal Palace. Gjithsesi “Cityzens” kanë një ndeshje më pak dhe gara për titullin kampion në Premier League është më e fortë se kurrë./Opinion.al

 

 

Pas