Janë me mijëra studentë që protestojnë sot përpara Ministrisë së Arsimit. Në Tiranë kanë ardhur dhe studentë nga Durrësi. Po kështu protestës së sotme i janë bashkuar edhe gjimnazistët e Tiranës. Kjo mund të konsiderohet si protesta më e madhe e realizuar në Shqipëri nga të rinjtë, së paku në dekadën e fundit.
Paralelisht po protestohet edhe në rrethe, si në Korçë, Elbasan, Vlorë, etj.
*Pamje live, Rruga e Durrësit e mbushur me studente protestues