Partia Demokratike po prezanton platformën e demokratëve për të nxjerr ekonominë nga kriza dhe për të shkëputur lidhjet me oligarkinë.
Lulzim Basha duke marrë fjalën i pari të aktivitet, tha se në fillim duhet të kuptojmë rrënjët e së keqes që janë 1 rënia e shtetit ligjor, aleanca e qeverisë me krimin. “Opozita ka prezantuar vetingun në politikë. Vetingu nuk është asgjë më shumë se vetingu i policëve apo gjyqtarëve, pra largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Qeveria Rama ka refuzuar vetingun në politikë. E dëgjuam të flasë kundër instrumentit tonë, ndërsa ai bashkë me Xhafën, Cyrbjen e Ballën që kanë votuar vetingun në polici. Sipas tij politikanët janë specialë janë mbi ligjin. Ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund vetingun në politikë”, tha Basha.
Më tej ai tha se PD synon të denoncojë tenderat dhe koncensionet e dhëna në mënyrë abuzime, duke përmendur të parat inceneratorët e plehrave, teatrin, koncesionet në shëndetësi, etj.
Aktualisht po flet deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila po analizon një nga një kontratat koncesionare.