Aktualitet

Komisioni i Organizimit të referendumit: Votohet në 106 qendra, procesi i qetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 18/12/21 |
Opi Nion

Komisioni i Organizimit të Referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës, në një njoftim të parë për mediat,  bën me dije se janë hapur 106 Qendra Votimi në të gjithë vendin.

Po ashtu ky Komision thekson se materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar dhe procesi i votimit ka filluar dhe është i qetë.

Të gjitha qendrat e votimit janë të hapura prej orës 08:00.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton që materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8.00 të 106 Qendrat e Votimit. Ka filluar dhe vijon procesi i votimit qetë dhe notmalisht. Komunikimi i ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit”, thuhet në njoftim./Opinion.al

 

 

 

Pas