Është shoqëruar me tensione protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha para selisë blu.
Mbështetësit e Berishës kanë hyrë brenda selisë së Partisë Demokratike, duke rrëzuar dyert e mbyllura të godinës së Partisë Demokratike.
Sikurse shihet në pamje ata kanë thyer xhamat dhe kanë shqyer dyert e ndërtesës së PD.