Këtë të premte është hedhur shorti në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.
Ndërkohë janë zgjedhur: Marsida Xhaferllari anëtarja e parë e përherëshme përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Elsa Toska është zgjedhur anëtare e dytë e përhershme përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese në Këshilin e Emërimeve në Drejtësi.
Ndërsa Altin Binaj është zgjedhur anëtar zëvendësues përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese në Këshilin e Emërimeve në Drejtësi./Opinion.al