Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 9-të. Disa prej hyre kanë qendruar gjatë gjithë natës tek Kryeministria. Ndërsa të tjerë studentë janë nisur nga fakultetet e tyre dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës. Në videot më poshtë do të shihni studentët e Shkencave Sociale që gjatë marshimit kanë bllokuar për disa minuta kryqëzimin e 21 Dhjetorit. Sakaq studentit e Universitetit Bujqësor po vijnë në këmbë drejt qendrës së Tiranës.