Ka nisur protesta paqësore e njoftuar një ditë më parë nga PD, pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës. Para Kryeministrisë në Tiranë dhe para gjithë komisariateve të vendit, qytetarë me qirinj në duar po protestojnë në mënyrë të heshtur.
Protestës në Tiranë i është bashkuar edhe ish-Kryeministri Berisha.