Pas fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në xhaminë e Et’hem Beut.
Erdogan do inaugurojë xhaminë pas përfundimit të punimeve restauruese.
Xhamia e Et’hem Beut, është restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
Vizita e presidentit Erdogan doli jashtë agjendës së parashikuar, pasi ishte vendosur që rreth orës 18:00 të bëhej nisja e tij për aeroportin e Rinasit./Opinion.al