Shkodra i ngjan një sheshi bejteje, mes mbështetësve të opozitës që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama i cili mban një takim elektoral, dhe policisë. Përplasje të forta kanë ndodhur ndërsa policia ka përdorur disa herë gaz lotsjellës.
Mes protestuesve është në Shkodër është edhe kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, e cila foli për mediat duke u shprehur se nuk do të lejohet uzurpimi I qytetit nga banda kriminale e Edi Ramës, siç e quajti ajo.
“Ne po kërkojmë vetëm qetësi. Nuk do t’i lejojmë që të uzurpojnë qytetin. E drejta jonë për të bërtitur Rama ik, me gjithë masakrën që ata kanë bërë në Shkodër është legjitime. Nuk ka asnjë arsye që policia e shtetit të gjuajë mbi njerëzit, qoftë me gaz apo me helme”, u shpreh Volta Ademi.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2417329425168553/