Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pritet që në këtë mbledhje të votohet kryetari i ri i Këshillit Kombëtar.
Mësohet se kandidatë për postin e kryetarit janë Edi Paloka dhe Eleina Qirici.
Ndërsa bëhet e ditur se në mbledhjen e Këshillit janë 203 persona të pranishëm duke plotësuar kështu kuorumin për zgjedhjen e kryetarit të tij Këshilli.
Gjithashtu në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për zgjedhjen e presidentit të ri./Opinion.al