Minutë pas minute nga prag-ndeshja e Kombëtares shqiptare kundër Italisë në Palermo. I dërguari i “Panorama Sport” në qytetin sicilian, Jetmir Halilaj, raporton në kohë reale duke përcjellë zhvillimet më të fundit dhe atmosferën e tifozëve dy orë para takimit të shumëpritur.
19:20 – Kuqezinjtë futen në fushë me uniformat sportive.
19:17 – Skuadrat shkelin fushën. E para hyn Italia, me kostume serioze.
19:11 – Mbërrin edhe skuadra shqiptare, por e ka të vështirë të futet në stadium, pasi tifozët e bllokojnë.
19:10 – Mbërrin autobusi me ekipin e Italisë, që pritet me brohorima… nga të dyja tifozëritë.
18:50 – Nis hyrja e tifozëve në stadium nëpërmjet një kontrolli normal./panorama sport