Ish-ministri Arben Imami, sot, në një lidhje direkte për emisionin Opinion ka deklaruar se kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës dhe jo pushkatimi i tij.
Imami tha se Partia Demokratike përgjatë ecurisë së saj në vite është hapur shumë, ka pasur periudha që kanë hyrë emra të rinj dhe janë larguar të vjetër, madje kështu duhej të vazhdojë.
Ai tregoi se nga PD-ja janë larguar emra që kanë qenë histori suksesi në zgjedhje. Kryetari i Shkodrës që dha dorëheqjen, ka qenë një emër i tillë. Imami tha se nuk po flasim për fatin e pesë deputetëve, por për diçka më të madhe se kaq.