Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Rruga e Durrësit, Rruga e Elbasanit, etj. janë të mbushura me studentë. Ata po marshojnë të gjithë drejt parlamentit të Shqipërisë. Sot në ditën e 9-të, protesta është zhvendosur aty ku mblidhen deputetët dhe qeveria. Studentët shprehen se nuk ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.