Ish-kryeministri Sali Berisha me maskë kundragazi, është futur brenda selisë së Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit e tij.
Situata është kaotike në PD, teksa mbështetësit e ish-kryeministrit po thyejnë xhama, dyer e dritare, si dhe po përdorin edhe shkallë për të hyrë brenda selisë, në katin e parë e të dytë.
Ndërkohë në ambientet e PD është hedhur gaz për të shpërndarë protestuesit.