Në kohën kur Lulzim Basha ndodhet në një takim me mbështetësit e tij demokratë në selinë e PD, për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD, po në ambjentet e selisë blu ka mbërritur lideri historik i PD Sali Berisha.
Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga mbështetësit dhe anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit.
Berisha ka kërkuar një zyrë për mbledhje ndërsa ka bërë thirrje Bashës që të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, ndërsa ka deklaruar se nuk do shkojë në sallën ku ndodhet Basha edhe pse i ndan vetëm një mur.
“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”,-tha Berisha.