Ish-kryeministri Sali Berisha është ai që po prin turmën e protestusve që tashmë po marshojnë drejt kryeministrisë.
Ai ka shkuar fillimisht në selinë blu, e nga atje, është drejtuar me mbështetësit e tij në kryeministri, ku është paralajmëruar dhe protesta.
Kjo protestë po vjen si një reagim kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë për nismën “Ballkan i hapur” si dhe për aferën e inceneratorëve që çoi në pranga ish-ministrin, Lefter Koka.