Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Listat e PS në zgjedhje,Basha:Figura pa integritet,s’ka të ardhme me Ramën

2021/03/09 at 4:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një dalje mediatike ditën e sotme tha se lista e kandidatëve të PS për deputetë është një fasadë, teksa sipas tij kudo duket dora e krimit dhe bandave.

Basha tha gjithashtu se problemet e vendit janë shumë të mëdha, janë thelluar e përkeqësuar nga viti në vit dhe një nga të këqija e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës dhe e besimit tek politika si instrument ndryshimi.

“Është si shërbim që ne dhe unë e shohim politikën dhe jo si privilegj ose mundësi për të grabitur dhe mbi grabitjen për të ndërtuar një sistem që ka skllavëruar një popull të tërë. Më 25 prill ndryshimi që po vjen nuk ka thjesht formën dhe fytyrën e ekipit të kandidatëve për deputetë por të mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin.

Këto janë kriteret që mishërojnë kandidatët tanë të listës fituese të 25 prillit. Natyrisht që nuk do jetë një betejë e lehtë, jo vetëm për faktin se qeveria dhe kryeministri në ikje përsëri e ka vënë bastin tek njerëzit pa integritet, tek njerëzit që dhe në kohë pandemie kanë vjedhur bukën e fëmijëve me tendera sekretë, tek ata që duhet të ishin sot para SPAK-ut për vjedhjen e votave, tek ata që kanë vjedhur paratë e rindërtimit, të cilët fshihen pas një fasade të rreme që Edi Rama e ka ngritur duke abuzuar me figura të ndryshme, pas të cilave fshihen këta njerëz, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurët, Olta Xhaçkat dhe vetë kryeproblemi. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim. Njësoj siç ka ndërtuar gjithçka në jetën e tij dhe lista e tij është një fasadë. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën dhe me shërbëtorët e tij që kanë grabitur qindarkat e fundit të çdo shqiptari dhe e kanë zhytyr vendin në një varfëri të papërballueshme. Diku dhe nuk i ka shpëtuar dot mundësisë për të ngritur një fasadë. Kudo duket dora e krimit dhe bandave, mjafton të shohim qarkun e Durrësit, kandidatin e Avdyljave, Curben e famshëm të përgjimeve të Bild-it, kandidatin e bandave të tjera të Shijakut dhe të Durrësit, Ndrazhën gojëkyçur dhe natyrisht dhe Rrahman Rrahjen, emër i njohur ndërkombëtarisht për çfarë përfaqëson. Shumë të tjerë janë fshehur pas fytyrave anonime që përfaqësojnë këto klanet kriminale. Kjo është Shqipëria e së ardhmes? 8 vjet në pushtet kjo ka qenë oferta e Edi Ramës. Pas 8 vitesh e vetmja gjë që ofron është një fasadë, një çarçaf i arnuar poshtë të cilit gëlojnë bandat me shpresën se kështu do i hedhin hi syve atyre që duan ndryshimin”, deklaroi kreu i PD.

Lulzim Basha theksoi gjithashtu se prej ditës së sotme me bërjen transparente të listës së kandidatëve të PD, ndryshimi po vjen.

“Jemi energjia dhe shpresa e kthyer në realitet e çdo shqiptari se pas 25 prillit ndryshimi do jetë i prekshëm për të gjithë, për të gjithë shqiptarët. Ndryshimi do të vijë dhe për ata socialistë zemërthyer të cilët e shohin fare qqartë që s’’ka reflektim por pengmarrje totale. Ndryshimi po vjen dhe për ju. Më 25 prill nuk do fitojë thjesht PD, aleanca dhe koaliconi ynë, por do fitojë çdo shqiptar. Ata duan status quo-n, gjendjen aktuale”, tha Basha./Opinion.al

Etiketa: BashalistapartiPDpolitikeramazgjedhje

Ju sugjerojmë

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

1 Tetor, 2025 1:34 pm
Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
Kryesore

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 11:31 am
Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
Kryesore

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

1 Tetor, 2025 11:24 am
34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Para
Nëse humbni në 25 prill do jepni dorëheqjen? Përgjigjet Basha

Nëse humbni në 25 prill do jepni dorëheqjen? Përgjigjet Basha

Salianji në listën e PD, Basha: Për çdo individ ka vlerësime të ndryshme

Salianji në listën e PD, Basha: Për çdo individ ka vlerësime të ndryshme

Përballja me Çomon dhe Bozon, Basha: Nuk ka asgjë ta shpëtojë Ramën

Përballja me Çomon dhe Bozon, Basha: Nuk ka asgjë ta shpëtojë Ramën

TE FUNDIT

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
1 Tetor, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë nga qelia e burgut pas shkarkimit nga...

Lexo më shumë

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
1 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të Partive Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
1 Tetor, 2025

Tre emra janë hedhur në tavolinën e diskutimeve mes grupit negociator të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për...

Lexo më shumë

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
1 Tetor, 2025

Ka përfunduar takimi i radhës i negociatorëve të PD me aleatët, për të dalë në një emër për kandidat ose...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com