Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me listat e koalicionit Aleanca të bëjmë Shqipërinë Madhështore.
Noka tha se PD ka hartuar një listë fituese, por sipas tij, disa prej figurave të PD mbetën jashtë listës së mbyllur edhe për shkak të vendeve që u lanë për aleatët.
Po ashtu, ai sqaroi edhe pse PD pranoi të krijonte koalicione me 24 parti të tjera.
“Ne bëmë gjithë këtë përpjeke për të ndërtuar këtë koalicion që do të çonte opozitën drejt fitores. Ky është koalicioni më i madh që ka ndërtuar ndonjëherë PD. Ne i kemi testuar ndër vite këta aleatë. Rama nga paniku i humbjes së zgjedhjeve, zhduku koalicionet. Një gjë ju them me siguri, po të vijë çështja te xhaketat çdo kush që është pjesë e PD është qindra herë më dinjitoz se sa ata të rilindjes. Janë vlera të shtuara në krahasim me batakun e rilindjes. Kemi konsideruar që sa më shumë flukse të mbledhim për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo e keqe që quhet rilindje. Primaret kanë qenë një nga shtyllat kryesore në të cilën është bazuar përzgjedhja e kandidatëve. Mund t’ju them që nga 140 kandidatë për deputet, 11 prej tyre janë të dalë nga primaret. në rastin e Tiranës, ka nj vendim të këshillit Kombëtar që emëron drejtuesit politik të qarqeve dhe drejtuesit e fushatës kombëtare. Ky ekip është i emëruar ekipi drejtuesve politik. Nuk ka asnjë humbje PD nga përpilimi i listave është thjeshtë një detyrim jo i vetëm i joni, por dhe me aletët që ka pamundësuar për të qenë disa prej deputetëve në lista të mbyllura. Idrizi, kryetar i PDIU, është ai që ka ardhur dhe i është bashkangjitur PD. Ai është distancuar pas 2021 nga lidershipi i PD të asaj kohe. Idrizi dhe Doda nuk kanë votuar asnjë vendim apo projektligj në favor të Ramës. Jemi përball situatës, ose të bashkohemi të gjithë të mundim Ramën, ose Shqipëria është në rrezik”,-tha Noka.