Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista Serbe: Nuk do të votojmë për qeverinë Kurti

2025/04/16 at 4:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lista Serbe: Nuk do të votojmë për qeverinë Kurti

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi – ka thënë të mërkurën se nuk do ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Lista Serbe tha se “deklaratat e bashkëpunëtorëve më të afërt të Kurtit për gjoja mbështetjen e paralajmëruar nga deputetët e Listës Serbe, janë një e pavërtetë e pastër”.

“Jemi absolutisht të sigurt se edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë të vetëdijshëm për këtë, por gënjeshtrat që po i shpërndajnë shërbejnë qartësisht për lojërat e tyre të brendshme, prandaj i hedhim poshtë publikisht”, tha Lista Serbe.

Lista Serbe – e cila i fitoi 9 prej 10 ulëset e garantuara për pakicën serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës – nuk përmendi emrat në njoftimin e saj kur tha se bashkëpunëtorë të Kurtit kishin bërë deklarata të tilla.

Megjithatë, ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të martën se mund të ketë “tendencë nga disa deputetë” të Listës Serbe për të votuar për Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re, me qëllim “për ta njollosur atë”.

Gërvalla u pyet në Tëvë1 për disa mesazhe telefonike të ministrit në detyrë të Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetarit të Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, gjatë seancës së dështuar konstituive të Kuvendit të martën, ku përmendeshin disa deputetë të Listës Serbe që mund të votojnë për një qeveri Kurti.

“Mund të ketë një ndarje të Listës Serbe dhe një pjesë të tyre, për ta diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion, mund ta japin votën që të cilën nuk ua kemi kërkuar. Ne duhet ta përgatisim opinionin për këtë gjë, sepse nuk mund t’ua lidhim duart atyre”, tha ajo.

Gërvalla e përsëriti se ka “qenë gabim” që Lista Serbe është certifikuar për këto zgjedhje.

Vetëvendosje e ka hedhur poshtë vazhdimisht bashkëpunimin e mundshëm me Listën Serbe dhe kishte luftuar certifikimin e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, por Gjykata Supreme e Kosovës e kishte aprovuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhje.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.

Kurti kishte biseduar me 10 partitë e pakicës joserbe për formimin e Qeverisë së re, ndërsa është refuzuar nga Lidhje Demokratike e Kosovës, partia që mori më së shumti vota pas LVV-së.

Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re dhe nuk është e qartë se kur do të mblidhet përsëri./REL

Ju sugjerojmë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Deputetët mblidhen sërish sot për konstituimin e Kuvendit

24 Gusht, 2025 10:36 am
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 Gusht, 2025 10:13 am
Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?
Rajoni

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

24 Gusht, 2025 10:00 am
Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
Aktualitet

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

24 Gusht, 2025 9:39 am
Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi
Bota

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

24 Gusht, 2025 9:24 am
Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca
Bota

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

24 Gusht, 2025 9:07 am
Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person
Aktualitet

Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person

24 Gusht, 2025 8:53 am
Vëllezër armësh, më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë
Bota

Vëllezër armësh, më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

24 Gusht, 2025 8:47 am
Horoskopi, 6 dhjetor 2019
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:38 am
Elbasani dhe Berati me temperaturat më të larta
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:22 am
Para
Volumi i tregut valutor në Shqipëri arrin 11 miliardë dollarë/ FMN: Arsyet e forcimit të lekut

Volumi i tregut valutor në Shqipëri arrin 11 miliardë dollarë/ FMN: Arsyet e forcimit të lekut

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari

Sherr mes disa personave në Milot, plagoset me thikë një 30-vjeçar

Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon Festim Bexhdili: 4 vetë të armatosur më kërkuan kazmë e lopatë

Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon Festim Bexhdili: 4 vetë të armatosur më kërkuan kazmë e lopatë

TE FUNDIT

Kosovë/ Deputetët mblidhen sërish sot për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Gusht, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen të dielën, më 24 gusht, në përpjekjen e radhës për të konstituuar përbërjen e...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
24 Gusht, 2025

Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda nga...

Lexo më shumë

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?
24 Gusht, 2025

Në Serbi, forcat e sigurisë shtypin brutalisht demonstruesit. Thuhet se po përdoren edhe bandat kriminale. A po i tendos kjo...

Lexo më shumë

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
24 Gusht, 2025

Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim  Resul Gashi, 56 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com