Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista serbe kthehet në institucionet e Kosovës

2017/03/27 at 5:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lista serbe kthehet në institucionet e Kosovës

Përfaqësuesit e Listës serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës kanë vendosur që të kthehen në institucionet e vendit, gati gjashtë muaj pas bojkotimit të tyre.

Në tetor të vitit të kaluar, përfaqësuesit politik serb në institucionet e Kosovës, patën vendosur ngrirjen e funksioneve të tyre në qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, për shkak të zemërimit ndaj miratimit të ligjit nga ana e parlamentit të Kosovës për kombinatin metalurgjik Trepça, i cili është vënë nën administrimin e qeverisë.

Shefi i Grupit parlamentar të Listës serbe, Slavko Simiç, tha se nëpërmjet institucioneve presin që të shtyjnë përpara interesat e popullit serb.

“Kërkojmë që sa më shpejt të nisë procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe natyrisht që t’u kundërvihemi të gjitha atyre ligjeve dhe proceseve të cilat nuk janë në interesat tona kombëtare, që nuk janë në interesin e popullit serb që jeton në Kosovë dhe natyrisht t’u kundërvihemi të gjitha proceseve që kërcënojnë interesat e vlefshme të komunave me shumicë serbe dhe popullit serb që jeton në Kosovë”, tha zoti Simiç.

Vendimi i institucioneve të Kosovës që të ndryshojnë mandatin dhe detyrat e Forcave të Sigurisë ka nxitur reagimin e Beogradit zyrtar dhe përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtojnë këtë nismë duke e cilësuar atë të rrezikshme për rajonin. Shefi i Listës serbe tha se një gjë të tillë nuk do të duhej të bëhej pa mbështetjen e të gjithëve.

“Ne nuk duam të marrim pjesë në një proces që shkatërron legjitimitetin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ne kjo rezolutë është ende e vlefshme dhe mendojmë se nuk është e nevojshme që të hyjmë në një marrëveshje që shndërrimi i Forcave të Sigurisë në ushtri të Kosovës të bëhet pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, të NATO-s dhe pa ndryshimet kushtetuese dhe natyrisht pa mbështetjen e komuniteteve pakicë në Kosovë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i parlamentit Kadri Veseli kanë shtyrë përpara çështjen e ndryshimeve për detyrat dhe misionin e Forcave të Sigurisë, por mënyra e tyre ka nxitur edhe reagimin e NATO-s dhe ambasadës amerikane që u shprehën të shqetësuara me paralajmërimet për ndërrimin e mandatit të kësaj force pa ndryshime kushtetuese.

Edhe, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka shprehur mbështetje për formimin e ushtrisë por siç thotë ai duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Shndërrimi i mandatit dhe detyrave të Forcave të Sigurisë ka gjetur mbështetje te shumica e partive politike në Kosovë, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të votuar këto ndryshime, por kanë kërkuar bashkërendim me faktorin ndërkombëtarë./VOA

Etiketa: kuvendi i kosoveslista serbe

Ju sugjerojmë

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
Para
Reperi shkon tek varri i Pablo Eskobarit, i vendos marijuane!

Reperi shkon tek varri i Pablo Eskobarit, i vendos marijuane!

Video/ Aksident në një qendër tregtare në Hong Kong

Video/ Aksident në një qendër tregtare në Hong Kong

Kjo është mosha ideale për regjistrim të fëmijëve në shkollë, që ata të kenë sukses?

Kjo është mosha ideale për regjistrim të fëmijëve në shkollë, që ata të kenë sukses?

TE FUNDIT

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
11 Nëntor, 2025

FIFA ka gjetur një mënyrë tjetër për të rritur të ardhurat e saj nga Kupa e Botës 2026, pasi po...

Lexo më shumë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com