Pas garës për drejtorët e policive në qarqe, Policia e Shtetit ka shpallur konkursin për shefat e komisariateve në rang republike.
Janë 48 poste për shef komisariati, ndërkohë që për këto vende kanë aplikuar 290 zyrtarë policorë.
Emrat e kandidatëve janë bërë publike nga Policia e Shtetit.
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve do të shqyrtojë të gjitha kandidaturat me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.
Ndërkohë, është mbyllur gara për 12 drejtorët e policive në qarqe dhe pritet të shpallen fituesit.
Me të njëjtin proces konkurrimi u zgjodh edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.