Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme në selinë e PS një takim me të deleguarit e kryesisë së kësaj force politike në të 12 qarqet.
Mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë kandidatuarat për kryetar bashkie në të gjitha qarqet e vendit.
Ndërkohë, për bashkinë e Durrësit ende nuk ka një vendim përfundimtar se kush do të jetë i besuari i socialistëve.
Sipas “News24”, deputetja Reme Lala mund të garojë nën siglën e Partisë Socialiste për bashkinë Dibër.
Po ashtu, dhe në Vlorë nuk ka një kandidat të konfirmuar zyrtarisht, por kryebashkiaku aktual Dritan Leli, se do të fitojë besimin e socialistëve për një tjetër mandat.
Sa i takon bashkive të tjera kryesore në qarqe, në Tirane është konfirmuar Erion Veliaj, për Korçën Sotiraq Filo, në Fier Armando Subashi, në Kukës Safet Gjici, Lezha do t’i besohet deputetit Pjerin Ndreu, në Elbasan Glendion Llatja, në Shkodër do kandidojë Valdrin Pjetri, ne Berat Ervin Demo, ndërsa në Gjirokaster me shumë gjasa do kandidojë deputeti Flamur Golemi.
Ndërkohë, bëhet me dije se dy bashkitë me popullsi minoritare Pusteci dhe Finiqi do t’i lihen aleatëve.
Gjatë diskutimeve me të deleguarit në qarqe, kryesocialisti Rama ka qenë i shoqëruar nga kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla./ Opinion.al E.Xh.