Përmes një njoftimi, Presidenca ka bërë publike emrat e 10 kandidatëve që kanë shprehur interesin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vakancën që do të krijohet me largimin e Përparim Kalos, të cilit i përfundon mandati më 8 Prill 2022.
Presidenca ka bërë publik emrat e kandidatëve që aplikojnë për vendin vakant, ku vihet re se 6 prej tyre janë gra dhe 4 të tjerë burra.
Në listë shihet se kanë shprehur interes dhe ka aplikuar për vakancën ish-kryeprokurorja Arta Marku, por edhe kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.
Lista e kandidatëve:
Ardita Buna
Arta Marku
Arta Vorpsi
Besnik Dervishi
Elida Take
Gent Ibrahimi
Juliana Latifaj
Maksim Qoku
Manjola Xhaxho
Sandër Beci
Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit./Opinion.al