Resortet turistike më të shtrenjta në Evropë kryesohen nga Spanja.
Një agjenci franceze e udhëtimeve ka publikuar listën e muajit Gusht, për pikat turistike më të shtrenjta në Evropë. Sipas saj, në Ibiza, Playa d’en Bossa ka hotelet më të shtrenjtë.
Pas saj renditen Positano, Itali, dhe Oia, Greqi. Playa d’en Bossa Pushuesit kanë shpenzuar një mesatare prej 215 paund në natë për një dhomë dyshe në Playa d’en Bossa, e cila është vizituar nga mijëra britanikë çdo vit sipas të dhënave.
Pas kësaj pike të nxehtë turistike, vjen fshati Cliffside i Positano, në Itali, (206 paund në natë) dhe fshati piktoresk i Oia në ishullin grek të Santorinit (205 paund në natë).