Aktualitet

Lista e PD me 222 kandidatë,PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 25/03/21 |
Opi Nion

Partia Socialiste ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për lejimin e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim me 222 emra. Partia Socialiste kërkon që të hiqen 78 kandidatët që PD ka në listën e saj, më shumë se partitë e tjera.

Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ vendosi që të rrëzojë vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi, që nuk pranoi listën e plotë të Partisë Demokratike.Sipas vendimit të dhënë u pranua lista e PD-së e dorëzuar në datën 16 Mars.

PD dorëzoi listat me 222 kandidatë për deputetë ndërkohë që KQZ theksoi se duheshin vetëm 153 kandidatë për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit./Opinion.al

Pas