Aktualitet

“Lista e fallxhores”, Balla: Kandidatët e LSI-së në kërkim nga drejtësia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 21/03/21 |
Opi Nion

Drejtuesi i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, deklaroi këtë të dielë se PS do të fitojë edhe mandatin e 9 në këtë qark. Më tej, Balla Balla sulmoi listën e kandidatëve për deputetë të LSI, të cilën e cilësoi si “listën e fallxhores” ku janë fshehur persona që janë në kërkim nga drejtësia.

“Në listat e PD, Gramshi mungon, Dumreja mungon. E keni marrë vesh, Dash Sula duhet të përfaqësojë në Kuvend Dumrenë, Belshin. Provpokim dhe fyerje më të madhe të gjithë asaj krahine të respektuar, që PD e ka fshirë fare nga lista. Ne e rikthyem vëmendjen në atë zonë, se kush e mban mend Belshin, gjithë kryesia e PD kishte investuar në liqen. Të vetmet legalizime që ishin bërë në atë zonë, ishin 10 legalizime mbi liqen të njerëzve të PD. Ishte një sfidë e madhe buxhetore, por ne duhet ta lezetonim Belshin. Shkojmë te Gramshi, ku për herë të parë në 30 vite, ne çojmë dy djem me eksperiencë. Deputetët e PS duhet të jenë çdo ditë në territor. Ajo që më ka mbajtur mua 15 vite deputet, është pikërisht angazhimi për të qenë çdo ditë, gjatë javës dhe në fundjavë, në komunikim me banorët.

Tani dy fjalë për listën e fallxhores në Elbasan, një listë brenda së cilës janë fshehur persona në kërkim nga drejtësia. Persona që kanë abuzuar me financat publike, teksa kanë pasur mundësinë të jenë kryetarë bashkish të zgjedhur jo për shkak të votave, por për shkak të një koalicioni që ne duhet ta bënim për të larguar Sali Berishën. Ka persona me 1, 2, 3, 4 vera penale, të vish në 2021 t’i paraqesësh, edhe PD, edh LSI, një listë që s’ka asnjë lidhje me Elbasanin.

Teksa diskutonim në Kryesinë e PS, unë isha i mendimit të isha i nënti, jo i teti, në listë, sepse jam besimplotë që do marrim mandatin e nëntë, pasi Qarku i Elbasanit nuk mund ta investojë votën e ta çojë dëm në disa figura, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë qark. Por, ka qenë një vendim unanim. Unë jam i sigurt që ne do ta marrim mandatin e nëntë në Elbasan. Nuk e fsheh asnjëherë faktin që gjatë këtyre viteve pune intensive, vlera e investimeve për frymë nuk ka pësuar ndryshim, përkundrazi edhe gjatë vitit 2020 kemi marrë investime tepër të rëndësishme”, tha Balla./Opinion.al

 

Pas