Aktualitet

Liroi Gert “Gjeneralin”, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 14/10/20 |
Opi Nion

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka vijuar seancën dëgjimore për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Markelian Kuqo. Gjyqtari i Korçës do të japë “llogari” për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gjenerali” dhe mik i Arben Grorit.

Sipas kreut të ILD, Artur Metani, gjyqtari ka shtrembëruar faktet. Ndër të tjera si shton se veprimet apo mosvprimet e tij janë kryer në mënyrë të vullnetshme dhe të pajustifikuar me dashje, pasi nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarit që përbëjnë rrezik për komunitetin. Kreu i ILD pasi evidentoi shkeljet disiplinore kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit.

Faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t’ju përshtatur plotësimit të kërkesave formale (me natyrë objektive) si dhe atyre me natyrë subjektive të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal. Nga ana e magjistratit nuk është mbajtur në konsideratë krahas jurisprudencës së Gjykatës së Lartë në lidhje me këtë institut të së drejtës penale edhe vetë praktika e tij e ndjekur gjatë trajtimit të kërkesave me objekt “Lirim me kusht”. Këto veprime/mosveprime të magjjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces, duke arritur në përfundimin se janë kryer me dashje direkte nga ana e tij. Vlerësohet se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo që parashikohen si shkelje disiplinore nga neni 101, pika 1, shkronja “b” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar; që përbëjnë “Shkelje shumë e rëndë disiplinore” dhe  që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, duhet të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”, ka deklaruar Metani në seancë./ Opinion.al

Pas