Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Gjykata e Posaçme ka liruar nga paraburgimi Dakon, duke i vendosur një masë sigurie më të lehtë atë të “arrestit në shtëpi”.
Mësohet se një vendim i tillë është marrë nga gjykata për shkak të afateve të paraburgimit.
Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.