Aktualitet

Lirohet nga detyra Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, kush e zëvendëson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:22 - 19/01/22 |
Opi Nion

Është liruar nga detyra Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Brunilda Lilo. Lilo është liruar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa siç është bërë publike edhe në vendim Brunilda Lilo është zëvendësuar nga Odise Moçka. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të ditës së sotme dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

  1. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Pas