Lindi vajzën në tualet dhe u akuzua për vrasje me dashje, por shfajësohet dhe lirohet nga Gjykata e Apelit në Busto Arsizio. Për gjyqtarët e Milanos, gruaja 24-vjeçare shqiptare nuk e vrau foshnjën e lindur në muajin e shtatë, foshnja lindi e vdekur.
“Foshnja nuk kishte vdekur prej mbytjes”, tha avokati i 24-vjeçares dhe burrit të saj, Antonio Battaglia “por ishte e lindur e vdekur.”
“Kjo u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore, sepse nëna ka patur gjatë shtatzënisë një problem patologjik, duke shkaktuar shkëputjen e plançentes para lindjes,” shtoi ai.
Në shkallën e parë, prokuroria kërkoi një dënim 16 vjet burg, por gruaja u dënua me tre vjet e tetë muaj. Në shkallën e dytë, aktakuza kërkoi dënim me 10 vjet burg, por Apeli e rrezoi dhe 24 vjecarja u lirua.
Ngjarja ndodhi më 25 Prill të vitit 1014 në Busto Arsizio, vend ku çifti banonte atëherë. Ata lajmëruan policine pas asaj që fillimisht u mendua si abort i pavetëdijshëm. Më vonë, prokuroria akuzoi çiftin se kishin mbytur foshnjen.