Kronikë

Lirohet nga burgu ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 25/03/22 |
Opi Nion

Gjykata e rrethit të Fierit ka miratuar kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili ka përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, Çela do të kalojë me shërbim prove 7  muajt e mbetur të dënimit.

Ish efektivi i lartë i policisë u hetua nga prokuroria për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj, gjatë viteve 2015-2016, kur ai drejtonte Policinë Vlorë, së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata për Krimet e Rënda e deklaroi atë të pafajshëm për këto akuza, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Për këtë ai u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar dënimi përfundimtar i shkoi në 3 vite e 4 muaj./Opinion.al

Pas