Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirohet Julian Assange pas pranimit të fajësisë për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazh

2024/06/26 at 8:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për spiunazh, Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga një gjykatë amerikane të mërkurën në ishullin amerikan të Paqësorit, Saipan, pasi u deklarua i fajshëm për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazh në një marrëveshje që ia mundësoi atij të kthehet menjëherë si njeri i lirë në vendlindje, Australi.

Lirimi i tij i jep fund një sage ligjore 14-vjeçare, gjatë të cilës ai i kaloi më shumë se pesë vjet në një burg të sigurisë së lartë në Britani të Madhe dhe shtatë vjet të tjera në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku e luftoi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, pasi përballej me 18 akuza penale.

Gjatë një seance që zgjati tri orë të mërkurën, Assange u deklarua i fajshëm për një akuzë penale, konspiracion për të siguruar dhe publikuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare amerikane.

Por, ai tha se kishte besuar se veprimtaria e tij po mbrohej nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane, i cili mbron lirinë e shprehjes.

“Duke punuar si gazetar, unë e nxita burimin tim të më japë informata për të cilat thuhej se ishin të klasifikuara, në mënyrë që t’i publikoja”, tha Assange në gjykatë.

“Besoja se Amendamenti i Parë e mbronte këtë veprimtari, por e pranoj se ishte… shkelje e statutit të spiunazhit”, shtoi ai.

Gjykatësja Ramona V. Manglona e liroi Assangen pasi ai e pranoi fajësinë, në bazë të marrëveshjes me prokurorët amerikanë, dhe pasi ai i kreu tashmë pesë vjet burgim në burgun e Londrës.

“Ne besojmë fuqishëm se Assange nuk është dashur të akuzohej kurrë në bazë të Aktit të Spiunazhit”, tha avokati i tij amerikan, Barry Pollack, pas seancës.

Ai theksoi se puna e WikiLeaks do të vazhdojë.

Avokatja e tij britanike, Jennifer Robinson, e falënderoi Qeverinë e Australisë për diplomacinë e saj shumëvjeçare për ta siguruar lirimin e Assange.

“Është një lehtësim i madh për Julian Assange, për familjen e tij, miqtë e tij dhe mbështetësit e tij, si dhe për ne dhe secilin që beson në lirinë e shprehjes, që ai tani mund të kthehet në Australi dhe të ribashkohet me familje”, tha ajo.

Assange, 52 vjeç, u largua nga gjykata pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mbledhur pranë gjykatës.

Ai u largua nga ishulli Saipan me një avion privat dhe pritet të mbërrijë pas disa orësh në kryeqytetin australian Kanberra.

Assange ishte pajtuar të deklarohej i fajshëm për një akuzë penale, sipas dosjes së Gjykatës amerikane të Qarkut në ishujt verior Mariana.

Prokurorët thanë se u vendos që seanca të mbahej në ishullin amerikan Saipan të Oqeanit Paqësor pasi Assange nuk kishte pranuar të udhëtonte në SHBA dhe pasi ishulli ndodhej afër Australisë.

Saga e gjatë

Assange i kaloi më shumë se pesë vjet në atë që gjykatësja Mangola e cilësoi si njërin prej burgjeve më të ashpra britanike, si dhe shtatë vjet i fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku luftoi kundër akuzave për krim seksual në Suedi dhe kundër ekstradimit në SHBA.

Gjatë qëndrimit në burgun Belmarsh, Assange u martua me partneren e vet Stella, me të cilët bëri dy fëmijë gjatë kohës sa u fsheh në Ambasadën ekuadoriane.

Mbështetësit e vet e shohin Assangen si viktimë, sepse ai zbuloi prapësi dhe krime të mundshme amerikane, përfshirë në konfliktet në Afganistan dhe Irak.

Uashingtoni ka thënë se publikimi i dokumenteve të fshehta nga ai vuri në rrezik jetë njerëzish.

Qeveria australiane punoi për lirimin e tij dhe e ngriti çështjen e tij me Shtetet e Bashkuara disa herë.

“Kjo nuk është diçka që ka ndodhur në 24 orët e fundit”, tha kryeministri i Australisë, Anthony Albanese të mërkurën.

“Kjo është diçka që është shqyrtuar, me durim, dicka për të cilën është punuar me kujdes, sepse kështu sillemi ne në Australi”, shtoi ai./REL

Ju sugjerojmë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
Para
Në “Arrest shtëpie”, prodhonte në banesë dokumente të falsifikuara, në pranga 58-vjeçari

Në “Arrest shtëpie”, prodhonte në banesë dokumente të falsifikuara, në pranga 58-vjeçari

Zjarr në kodrat e Vainit në Karbunarë, digjen 5 ha me ullinj

Zjarr në kodrat e Vainit në Karbunarë, digjen 5 ha me ullinj

Përballje emocionesh në Stuttgart, Ukraina e Belgjika luajnë për herë të parë

Përballje emocionesh në Stuttgart, Ukraina e Belgjika luajnë për herë të parë

TE FUNDIT

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
8 Qershor, 2025

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur...

Lexo më shumë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com