Lirohet ish-deputeti Klevis Balliu. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për ish-deputetin demokrat si dhe 3 protestuesit e tjerë.
Balliu u arrestua në flagrancë dy ditë më parë gjatë një proteste në Unazën e Re, në Tiranë ku u përleshën me policinë në tentativë për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama.
Prokuroria në pretencën e saj kërkoi “detyrim paraqitje” për ish-deputetin Balliu dhe “arrest me burg” për 3 të ndaluarit e tjerë.
Klevis Balliu akuzohet për “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe për “Prishje të qetësisë publike”.
Ish deputeti i PD ka mohuar akuzat dhe akuzoi efektivet për dhunë fizike gjatë shoqërimit të tij./ Opinion.al