Një 26 – vjeçare është liruar nga shtëpia e saj, pasi mbahej e mbyllur nga e ëma prej vitesh.
Vajza, e cila mësohet se është me aftësi të kufizuara mendore, u gjet në gjendje të rëndë shoku, në një apartament të rrënuar në Rosenheim të Gjermanisë.
Një zyrtar i policisë tha për mediat në vend se gruaja ishte dërguar në një spital psikiatrik për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
26 – vjeçarja u zbulua rastësisht nga autoritetet gjermane, pasi nëna e saj, 54 – vjeç, tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga shkallët.
Vetëm pasi policia u fut brenda në banesë, ata vunë re një derë të mbyllur me dry, të cilën e hapën dhe gjetën të renë brenda.
Policia tha se dyshohet që vajza mbahej e mbyllur prej shumë kohësh.
Një prej fqinjëve i tha policisë se jetonte në këtë lagje që prej vitit 2003, por nuk e kishte parë kurrë 26 – vjeçaren.