Dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që u ndaluan më herët nga policia greke në Janinë pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe, janë lënë të lirë.
Lajmi i lirmit të tyre është konfirumuar nga Ministria e Jashtme. Më herët vetë autoritetet greke njoftuan arrestimin.
Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, u ndaluan për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Athinën. Ata u akuzuan për shpërndarje të materialeve propagandistike.
Mësohet se materialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.
Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundërvajtje.