Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirohen bashkëpunëtorët në vrasje, shpërthen nëna e Marvin Mihalit: O zot çfarë tmerri të jetosh në këtë vend. Prokurorë monstra!

2018/05/11 at 8:53 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Prindërit e Marvi Mihalit fitojnë betejën e parë me drejtësinë: Ata që i vranë djalin mbeten në “arrest me burg”

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qenë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familjes Mihali. Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”. I vetmi që po qëndron në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Lirimi i tre të rinjve që akuzohen për “Moskallëzim krimi” është pritur me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët janë duke e ndjekur hap pas hapi këtë çështje, e cila tashmë ndodhet në process gjykimi.


Lajmi për lirimin e tre të rinjve është konfirmuar nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se lirimi i Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla është bërë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, pasi ata akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe jo për “Vrasje me paramendim”.

Ndërkohë që nëna e Marvin Mihalit, në një postim në “Fb” shkruan se tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush.

“…O zot çfarë tmeri. Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”- shkruan në FB Mira Mihali.

Postimi i plotë i nënës në “Facebook”

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…”- shkruan në profilin e saj Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

Vrasja për një karikues

Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka patur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe kushëririt të këtij të fundit. Debati tejet banal ka qenë për një karikues telefoni. Nga deklarimet mësohet se kushëriri i Marvit kishte blerë një telefon tek Dejvi dhe ky i fundit nuk i kishte dhënë karikuesin.

Më pas sherri ka precipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Eugen Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

Etiketa: akuzaMarvi MihalinenaPROKUROREvrasja per nje karikues


Ju sugjerojmë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
Para
SHBA shënjestron sërish Iranin, i rikthen sanksionet

SHBA shënjestron sërish Iranin, i rikthen sanksionet

Rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare: Më ngacmoi seksualisht, dola me vrap nga studio

Rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare: Më ngacmoi seksualisht, dola me vrap nga studio

Foto-detaje/ Kush është 22-vjeçari shqiptar që u ekzekutua nga një bari në Itali

Foto-detaje/ Kush është 22-vjeçari shqiptar që u ekzekutua nga një bari në Itali
















TE FUNDIT

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com