Kronikë

Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që vrau babë e bir në Klos



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 13/10/22 |
Opi Nion

Pas marrjes në pyetje, janë liruar nga burgu vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, autor i dyshuar për vrasjen e babë e bir dje në Klos dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që pas ngjarjes ai u vetvra.

Bëhet fjalë për Bashkim dhe Besnik Mjeshtrin.

Konflikti nisi pasi dy të miturit, Kenado Shira dhe Renado Hasula, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, 17 vjeçe, madje e mitura pretendon se përndiqej nga dy bashkëmoshatarët, kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Vajza 16-vjeçare deklaroi në polici se shantazhohej në instagram nga dy kushërinjtë Renato Hasula dhe Kenad Shira, djem tezesh dhe se për këtë shkak kishte ditë që nuk shkonte në shkollë pasi ndihej e frikësuar.

Mësohet se kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit të cilët morën edhe prindërit e tyre me vete në lokal Eglantin Hasulën dhe Ilir Shirën, ku ky i fundit mbeti dhe i vrarë. Po ashtu mësohet se në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

Pasi kanë mbaruar shkollën dy kushërinjtë janë pritur nga autori dhe së bashku me prindërit kanë shkuar në lokal që të sqaroheshin, por duket se situata ka agravuar dhe më pas Mjeshtri qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke vrarë babë e bir, Ilir dhe Kenad Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Reanto Hasulën.

Pas