Aktualitet

Lirohen 11 të ndaluarit e 8 janarit/Sefa: Nuk u gjendën sende shpërthyese në PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 12/01/22 |
Opi Nion

Avokati mbrojtës i mbështetësve të Lulzim Bashës, Indit Sefa tha para gazetarëve se për 11 personat e ndaluar më 8 janar, si përkrahës të selisë blu, nuk kishte prova.

Ai tha se nuk u gjend asnjë send i kundërligjshëm në cilësinë e provës brenda selisë blu. Sipas Sefës prokuroria ka pohuar se nuk u gjend asnjë send shpërthyes brenda PD-së.

I lejuam që të bënim kontroll, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyes në selinë e PD-së. Fikëset e zjarrit janë marrë si provë nga prokuroria. Të gjithë të ndaluarit, jo të arrestuarit që kanë qenë pjesë e mbledhjes së PD-së më 8 janar janë paraqitur vërtetimet që tregojnë funksionet  e tyre në PD. Për çdo person të mbrojtur nga ana jonë, ka edhe funksionin përkatës. Për 11 të ndaluarit që ne përfaqësonim nuk kishte asnjë provë, e vetmja akuzë e prokurorisë ishte që kanë gjuajtur me ujë”-tha Sefa.

Pas