Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirimi i Lul Berishës, ja trupa gjyqësore që dha vendimin

2016/12/09 at 4:25 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata liron nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga burgu, të ish-kreut të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha duke i quajtur gjykatat e korruptuara dhe vendimin të papranueshëm. Por kush është trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Durrës, i cili vendosi lirimin e Lul Berishës, banda e të cilit akuzohej për vrasje dhe trafik droge?

Arben Vrioni ka qenë kryesues i trupës gjykuese që ka shqyrtuar ankimimin e Lul Berishës, ndërsa anëtarë kanë qenë gjyqtarët Petrit Çeno dhe Anita Mici. Sipas vendimit të tyre, siç bëhet me dije për “BalkanWeb”, Lulzim Berisha është liruar me kusht me arsyetimin se ka kryer 3/4 e dënimit me 25 vite burg si dhe për sjellje të mirë. Në sajë të këtij vendimi Lulzim Berisha duhet të mbajë kontakte me zyrën vendore të shërbimit të provës.

Për vendimet e gjyqtares Mici, Prokuroria ka bërë dhe më parë apelim duke i konsideruar lirimet e të pandehurve si flagrante, ku rasti i fundit i përket ish-Inspektorit të Mjedisit në qytetin e Durrësit të arrestuar në flagrancë për korrupsion.

Më 13 nëntor 2013 ishte gjykatësja Anita Mici e cila firmosi pafajësinë e Enver Stafukës duke e lënë atë të lirë dhe pse ai së bashku me Gentjan Bejtjan u akuzuan për vjedhjen e automjetit BMW, mjet i cili u gjet një ditë pas vrasjes së Dritan Lamajt.

Anita Mici prej 11 vitesh është emëruar në radhët e gjyqtarëve, teksa pas mbarimit të Magjistraturës në grupin 2004-2005 ajo fillimisht është emëruar në Shkodër për t’u transferuar në 2010 në Gjykatën e Durrësit.

Ndërkohë edhe Arben Vrioni ka një karrierë të gjatë në gjyqësor, më herët ka qenë edhe kryetar i Gjykatës së Elbasanit. Sa i takon Petrit Çenos, ai është më i njohur për publikun për shkak se ka qenë edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë që më herët ai kishte kërkuar lirinë me arsyetimin se “vuante nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohej jeta po të qëndronte në qeli”.

Berisha, një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri, është liruar të martën më 6 dhjetor nga Gjykata e Apelit Durrësit në një proces larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur “lirim me kusht” për 5 vitet e mbetura të dënimit.

Sot ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu deklaroi se “Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”. /Balkanweb

Ju sugjerojmë

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Para
Tenderat/ Kompania e akuzuar nga PS-ja, vazhdon të marrë “pjesën e luanit” në shëndetësi

Debate në komision/ Deputetët e PD-Beqajt: Boll me koncesione, dështove

Fotolajm/ Kanye West shfaqet sërish pas shtrimit 8-ditor në spital

Fotolajm/ Kanye West shfaqet sërish pas shtrimit 8-ditor në spital

Fotolajm/ Ndryshon pamje në mënyrë drastike ish-Miss Shqipëria

Fotolajm/ Ndryshon pamje në mënyrë drastike ish-Miss Shqipëria

TE FUNDIT

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
13 Korrik, 2025

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të dielën në Aeroportin Southend, në bregdetin juglindor të Anglisë, njoftoi policia lokale. “Jemi...

Lexo më shumë

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
13 Korrik, 2025

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com