Serbia e ka quajtur “të paturpshëm, skandaloz, antiligjor dhe të padrejtë” vendimin e Gjykatës në Kolmar për lirimin e Ramush Haradinajt.
“Ky veprim në radhë të parë është i motivuar politikisht”, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe.
Vuçiç bëri të ditur se do të thërrasë për sqarime ambasadorin e Francës në Beograd. “Më tej Serbia do t’i dërgojë edhe një notë proteste Francës”, tha Vuçiç.