Qeveria e Serbisë ka caktuar një mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi kërkesa e Serbisë për ekstradim në Beograd u refuzua.
Në shtypin e Serbisë, ku pritej të ekstradohej kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruhet se “krimineli është në liri” dhe flitet për “një vendim të turpshëm të gjykatës së Francës për lirimin e vrasësit të serbëve”.
Ministria e Drejtësisë në Serbi tha se kishte fakte të reja për rastin Haradinaj, pavarësisht se ai ishte liruar dy herë nga Gjykata e Hagës. Pas këtij vendimi, pritet që qeveria të ketë një reagim, por autoritetet serbe nuk kanë të drejtë ankimimi në vendimin e Gjykatës së Kolmarit.