Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një rast të ndërhyrjes së institucioneve për lirimin e hapësirave të zaptuara në plazhin e Lalëzit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se zaptuesit e Lalëzit gdhinë me qindra çadra dhe shezllonë, por e ngrysën të përzënë, me duart në xhepa.
Më tej, ai thekson se kjo është pjesë e një qasjeje të re për plazhet publike, që synon të kthejë vijën bregdetare në pronë të të gjithëve.
“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!
Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama./Opinion.al