Kryesore

Lirimi i Dokles, Rama: Ofensivë shembullore për gjyqtarët dhe prokurorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 16/01/20 |
el ida

Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, kryeministri Edi Rama tha se në ditët në vijim do ndërmerret një nisme e re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që i përkasin organizatës KCK.

Rama mori shembullin e gjykatëses në Krujë, e cila dy ditë më parë mori vendimin që të nxjerrë nga qelia me kusht Endrit Doklen, ish-kreun e bandës së Durrësit.

“E kam informuar edhe për iniciativën e re që do të aktivizojnë në ditët në vijim. Jemi duke përfunduar edhe ekspertizën ndërkombëtare për të hapur një ofensive shembullore ndaj eksponentëve të krimit të organizuar, si dhe ndaj atyre gjykatësve dhe prokurorëve, si në rastin e para dy ditëve, i përkasin organizatës KÇK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur me krimin”, tha Rama.

Endrit Dokle, ishte i dënuar përjetë nga Krimet e Rënda për akuzat në lidhje me bandën e Durrësit dhe një dënim të mëvonshëm me 16 vjet për “trafik narkotikësh”.

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë, Enkeleida Hoxha, vendosi lirimin e tij nga qelia pas disa vendimeve të mëparshme që i kishin krijuar lehtësira Dokles./Opinion.al

Pas