Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liria e shprehjes, Soreca i kujton qeverisë raportin e BE: Nuk ka përparim

2020/11/19 at 8:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Liria e shprehjes, Soreca i kujton qeverisë raportin e BE: Nuk ka përparim

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca kërkoi nga qeveria shqiptare, që të përdori çdo mundësi për të vendosur dialog me aktorët e medias duke nënvizuar se ajo është përgjegjëse për krijimin e një mjedisi të favorshëm për lirinë e medias.

“Është koha për të ndjekur procesin e konsultimit me komunitetin e medias mbi draftin e ndryshimeve në lidhje me ligjin për median, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohet një ndikim pozitiv i paketës legjislative mbi lirinë e shprehjes”, deklaroi Soreca.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e 6-të të OSBE për Zhvillimin e Medias, Soreca citoi raportin e BE të vitit 2020 për Shqipërinë, që u botua muajin e kaluar, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë përparim në fushën e lirisë së shprehjes.

“Në raportin e vitit 2020 për Shqipërinë të botuar muajin e kaluar, Komisioni theksoi shqetësimet e tij serioze se Shqipëria nuk ka bërë përparim në fushën e lirisë së shprehjes. Komisioni raportoi raste të dhunës policore ndaj gazetarëve në kontekstin e demonstratave. Ai bëri thirrje për tolerancë zero ndaj frikësimit, kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve dhe medias, përfshirë në diskursin politik. Këshilli nënvizoi se ndryshimi i ligjit për median në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbetet një përparësi e rëndësishme”, tha ambasadori Soreca.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, deklaroi gjithashtu se pandemia solli valë të reja keqinformimi dhe lajmesh të rreme, duke vënë në pikëpyetje gazetarinë cilësore dhe duke shtuar kërkesat për ndjenjën e detyrës dhe përgjegjësi në raportimin e fakteve.

Soreca i quajti heroike raportimet e gazetarëve gjatë tërmetit dhe tani gjatë pandemisë, dhe po aq heroike tha se janë shkrimet që denoncojnë korrupsionin, krimin e organizuar, shkatërrimin e mjedisit, abuzimet me fondet pubike dhe me sigurinë ushqimore, për të cilat kanë dhënë mbështetje të gjerë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte
Aktualitet

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte

20 Qershor, 2025 2:11 pm
Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
Aktualitet

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

20 Qershor, 2025 1:52 pm
Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Aktualitet

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

20 Qershor, 2025 1:47 pm
Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
Aktualitet

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

20 Qershor, 2025 1:39 pm
“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet
Aktualitet

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet

20 Qershor, 2025 1:35 pm
Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
Aktualitet

A do e bojkotojë PD parlamentin e ri?Berisha: Çdo opsion në tavolinë!Beteja në çdo..

20 Qershor, 2025 1:21 pm
Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri
Aktualitet

Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri

20 Qershor, 2025 1:16 pm
Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh
Aktualitet

Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh

20 Qershor, 2025 12:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Berisha: Rama shtetëzoi dhe manipuloi votën e diasporës

20 Qershor, 2025 12:54 pm
Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!
Aktualitet

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!

20 Qershor, 2025 12:47 pm
Para
Ndiqni live emisionin Opinion

Lulzim Basha live në "Opinion"

Republikanët e një qarku në Miçigan tërhiqen nga çertifikimi i rezultatit

Republikanët e një qarku në Miçigan tërhiqen nga çertifikimi i rezultatit

Basha: Stolia e një ministri do të mbulonte një muaj pagë të naftëtarëve

Akuzat për kasetën e Krushës, flet Basha

TE FUNDIT

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte
20 Qershor, 2025

Pasi faqja e webit doli jashtë funksionit si pasojë e hakerimit nga grupi “Homeland Justice”, ka reaguar Bashkia e Tiranës....

Lexo më shumë

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
20 Qershor, 2025

Në plazhin e Durrësit dhe të Lezhës, Task Forca po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në...

Lexo më shumë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
20 Qershor, 2025

Bllokohet një karburant në Paskuqan, në të cilin shiteshin hidrokarbure pa kuponë, ndërkohë që policia ka arrestuar pronarin e subjektit....

Lexo më shumë

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
20 Qershor, 2025

Ish-Presidenti, Ilir Meta ka reaguar nga burgu, pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj tij. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com