Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liria e medias: Gazetarët në mbarë botën në rrezik

2025/02/28 at 8:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Liria e medias: Gazetarët në mbarë botën në rrezik

Liria e medias është në rënie në mbarë botën dhe puna e gazetarëve po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.


Gazetarët përballen me sulme dhe kërcënime edhe në SHBA e Evropë.

Liria e shtypit është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi administrata Trump përjashtoi agjencinë e lajmeve Associated Press (AP) nga konferencat e shtypit presidenciale të SHBA. Pavarësisht nga fakti se marrëdhëniet midisShtëpisë së Bardhë dhe medias janë përkeqësuar dhe se liria e shtypit në Shtetet e Bashkuara është gjithnjë e më shumë nën presion, është po ashtu e vërtetë se vetëm disa vende arrijnë të garantojnë një mjedis të sigurt dhe të pavarur për punën e gazetarëve.

Çfarë do të thotë liria e medias?

“Nuk ka ndonjë përkufizim të thjeshtë të konceptit të lirisë së shtypit. Në fakt, ideja është mjaft e diskutueshme,” shpjegon John Steel nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Derby, MB. Historikisht, ka qenë për t’i dhënë publikut një zë, akses në sistemet e pushtetit dhe për të siguruar që qytetarët në shoqëritë demokratike të kenë njohuri në proceset vendimmarrëse.”

Në shekullin e 19-të, filozofi anglez Jeremy Bentham përcaktoi detyrën e një media të lirë që të mbajë njerëzit e fuqishëm – zakonisht qeveritë, por edhe kompanitë dhe organizatat private – përgjegjës para syve të publikut, duke e quajtur atë një “roje kundër abuzimit të pushtetit”.

Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi e përshkruan lirinë e medias aftësinë e gazetarëve, individualisht ose kolektivisht, për të zgjedhur, prodhuar dhe shpërndarë informacion me interes publik pa ndikim politik, ekonomik, ligjor dhe social dhe pa kërcënime për sigurinë e tyre fizike dhe psikologjike.

Jodie Ginsberg, presidente e Komitetit Amerikan për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), tha për DW: “Liria e shtypit duhet të nënkuptojë akses në media të pavarura, pluraliste, ku gazetarët mund të raportojnë lirisht për ngjarje të rëndësishme dhe të japin informacion që ka të bëjë me komunitetet dhe vendet e tyre”.

Mediat e pavarura duhet të jenë të lira nga ndikimi i jashtëm, siç është presioni i qeverisë për të publikuar një version të veçantë të lajmit. Media “pluraliste” do të thotë që publiku duhet të ketë akses në një shumëllojshmëri burimesh të pavarura dhe të besueshme informacioni.

Në renditjen vjetore të lirisë së shtypit, organizata Reporterët pa Kufij regjistron jo vetëm sulmet ndaj gazetarëve, por edhe kornizat politike, ligjore, ekonomike dhe sociale që ndikojnë në punën e tyre, si dhe rreziqet me të cilat përballen.

Për vitin 2024, organizata regjistroi një përkeqësim global të lirisë së medias krahasuar me një vit më parë. Vetëm në tetë vende, kryesisht në Evropën Veriore, situata u vlerësua si “e mirë”.

Megjithatë, edhe vendet kryesore të Evropës Veriore nuk janë perfekte. “Asnjë vend nuk është imun ndaj presioneve të ushtruara ndaj gazetarëve – dhe ne duhet të jemi vigjilentë dhe të fokusuar”, tha për DW Ena Bavçiq nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).

Çfarë e cënon lirinë e medias?

Gazetarët nuk përballen vetëm me kërcënime për dhunë fizike. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, 12 për qind e sulmeve ndaj gazetarëve në vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate ishin të natyrës fizike. Një e katërta e sulmeve lidheshin me censurën, ndërsa një e treta lidheshin me kërcënimet verbale, duke përfshirë frikësimin, sipas një raporti të projektit të BE-së Liria e Medias dhe Reagimi i Shpejtë.

Edhe sulmet ndaj gazetarëve në internet janë bërë të shpeshta. “Ne po vërejmë një numër në rritje të sulmeve në internet dhe përpjekjeve për të ushtruar presion. Po shohim shumë profile të rreme dhe fushata shpifjesh,” tha Bavçiq. “Varësisht se cili grup gazetarësh është në shënjestër – nëse janë femra, për shembull, ne vërejmë se sulmet shpesh përfshijnë kërcënime në të cilat gjuha e urrejtjes kombinohet me presionin ndaj anëtarëve të familjes”. Të dhënat e organizatës jofitimprurëse Freedom of the Press Foundation tregojnë se në SHBA ka pasur më shumë sulme ndaj mediave.

2024 – vit vdekjeprurës për gazetarët

Për gazetarët që raportojnë nga zonat e luftës, rreziku është veçanërisht i lartë. Sipas të dhënave të CPJ-së, viti 2024 ishte viti më vdekjeprurës për gazetarët. Që nga viti 2021, numri i gazetarëve të vrarë është rritur vazhdimisht.

“Vitin e kaluar, numri i gazetarëve të vrarë u rrit me 22 për qind, kryesisht për shkak të luftës në Gaza. Në vitin 2024, 85 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë atje,” shpjegon Ginsberg. “Ata u vranë të gjithë në sulmet e ushtrisë izraelite dhe shumica ishin palestinezë.”

Gazetarët në zonat e luftës janë civilë dhe nuk janë objektiva legjitime të sulmeve, thekson Ginsberg. “Është thelbësore që palët në konflikt ta njohin këtë, ndërsa shtetet duhet të mbrojnë lirinë e medias dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ata që sulmojnë gazetarët.”

Edhe numri i gazetarëve që kanë përfunduar në burg por rritet që nga viti 2000. Në fillim të dhjetorit 2024, sipas CPJ, ishin 361 gazetarë në burg. Gjysma e tyre janë të ndaluar në Kinë, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, të ndjekur nga Myanmari, Bjellorusia dhe Rusia. Ata akuzohen më shpesh për “veprimtari antishtetërore”.

Në nivel global, mbrojtja politike e gazetarëve po dobësohet, ndërsa kërcënimet po shtohen. Kjo çon në autocensurë dhe në shmangie të raportimit për tema të ndjeshme. Në këtë kontekst, edhe përmirësimet e dukshme në lirinë e medias mund të jenë mashtruese. Nëse numri i vrasjeve dhe burgosjeve të gazetarëve ulet, kjo mund të nënkuptojë se gazetarët thjesht nuk lejohen të raportojnë për tema të rrezikshme, sepse kanë frikë.

Si të mbrohet liria e medias?

Qeveritë autokratike po shkelin me këmbë lirinë e medias dhe po kufizojnë aksesin në informacion, paralajmëron Ginsberg dhe shton: “Liria e informacionit, e cila përfshin lirinë e medias, është thelbësore për lirinë tonë – për lirinë e të gjithë neve.”

Masat ligjore dhe rregullat janë të domosdoshme për të mbrojtur lirinë e medias. Bashkimi Evropian, për shembull, miratoi Ligjin për Lirinë e Medias, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të gazetarëve. Bavçiq thotë se ky legjislacion është një “bazë e mirë” për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Por shtetet anëtare duhet t’i zbatojnë këto ligje, përfshirë edhe ato që kanë pasur marrëdhënie problematike me median në të kaluarën.

“Megjithatë ligji nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet me të cilat përballen gazetarët. Zbatimi i tij në terren duhet të jetë efektiv.Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për institucione të forta,” përfundon Ena Bavçiq nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)./DW



Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Si e lidh Serbia Kosovën me trazirat e saj të brendshme?

Si e lidh Serbia Kosovën me trazirat e saj të brendshme?

Kakavijë/ Greva e doganierëve grekë bllokon kalimin e automjetëve

Kakavijë/ Greva e doganierëve grekë bllokon kalimin e automjetëve

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa
















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com