Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Linja hekurudhore e trenit Tiranë-Rinas-Durrës, Veliaj dhe Balluku inspektojnë punimet

2023/04/27 at 2:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Linja hekurudhore e trenit Tiranë-Rinas-Durrës, Veliaj dhe Balluku inspektojnë punimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan këtë të enjte punimet në kantierin e projektit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore Tiranë – Rinas – Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se brenda Tiranës, ku do të ketë tre stacione, do të vijë vetëm një trase e trenit elektrik.

“Jemi në Kthesën e Kamzës, ku bashkia dhe ministria ndajnë një pronë, ndajnë dy projekt. Ne në Tiranë nuk do të vazhdojmë me të pesta këto platforma dhe trase, por vetëm më një trase të trenit elektrik. Do të kemi edhe tre stacione të tjera, te ‘Josif Pashko’, te ‘Jordan Misja’ dhe në fund të Bulevardit të Ri, ose siç quhen ndryshe ‘city stations’. Për të gjithë ata që kanë një shqetësim nëse do të ketë mallra, i siguroj se jo, nuk do të ketë mallra”, sqaroi Veliaj.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha:

“Ky është një tren elektrik, i cili do të ketë një shpejtësi nga kjo pikë deri në Durrës 120 km/h, ndërkohë që nga kjo pikë deri në Tiranë do të variojë nga 50-80 km/h; pra do të jetë me një shpejtësi të moderuar, duke qenë se do të futet brenda në qytet. Duhet pasur parasysh se nuk është Tirana, brenda qytetit, për shkëmbimin e mallrave. Sigurisht, ka platforma të tjera, siç është platforma e Vorës apo edhe vende të tjera, ku do të ketë edhe interseksione me pjesë të tjera të hekurudhës, siç është hekurudha nga Vora deri në Han të Hotit. Kjo hekurudhë është shumë e rëndësishme sepse lidh Tiranën me Durrësin, por jo vetëm me qytetin e Durrësit aty ku do të ndërtohet ballina ujore më e rëndësishme e Ballkanit dhe Porti i Jahteve, por do të lidhë edhe Tiranën me portin e ri të Durrësit të ndërtuar në Porto Romano, përmes nyjes së Sukthit. Kjo është një vepër inxhinierike për t’u krenuar e gjithë Shqipëria. Por, si gjithçka e mirë, nis nga Tirana.”

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se kur qeveria dhe Bashkia bëhen bashkë, rezultati janë këto punë të mira që bëhen për qytetin.

“Kur dëgjoj debatet, jo po çfarë na duhet bashkia, çfarë na duhet qeveria, them se bashkia na duhet që të jetë aleat me qeverinë. Ne bashkë bëjmë gjëra që veç e veç e kemi të pamundur. Thirrja për të gjitha bashkitë është që të gjejmë sa më shumë ndihmë, bashkëpunim dhe mbështetje nga qeveria. Kur mendoj se do bëhet për 22 minuta Durrësi dhe për 12 minuta aeroporti, do përfitojë edhe ai që nuk do udhëtojë sepse nuk do ketë më trafik që vjen te Njësia 11 apo te Njësia 7, prej kësaj ngarkese të madhe dhe përdorimit të makinës”, u shpreh Veliaj.

Projekti synon të zhvillojë transportin hekurudhor ndërmjet Durrësit dhe Tiranës, duke përmirësuar infrastrukturën dhe operacionet hekurudhore, duke garantuar sigurinë e lëvizjes, si dhe duke ndërtuar një lidhje të re hekurudhore me aeroportin e Rinasit që është dhe i vetmi aeroport ndërkombëtar i vendit.

Ju sugjerojmë

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
Bota

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

31 Tetor, 2025 9:53 am
Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2025 9:37 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Tetor, 2025 8:43 am
Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

30 Tetor, 2025 10:37 pm
Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
-U tha në Opinion

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

30 Tetor, 2025 10:33 pm
Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

30 Tetor, 2025 10:06 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Para
Seksi në hapësirë i pashmangshëm, shkencëtarët: Duhet të jemi gati

Seksi në hapësirë i pashmangshëm, shkencëtarët: Duhet të jemi gati

Opinion/ 30 vjet nga vizita e Papës në Shqipëri! (25 Prill 2023)

Opinion/ 30 vjet nga vizita e Papës në Shqipëri! (25 Prill 2023)

Gjendet motorri që përdori autori në ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj

Gjendet motorri që përdori autori në ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj

TE FUNDIT

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
31 Tetor, 2025

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si...

Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
31 Tetor, 2025

Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme...

Lexo më shumë

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
31 Tetor, 2025

Tre  vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët...

Lexo më shumë

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
31 Tetor, 2025

Shpërthimi ndodhi nën tokë, identik me një tërmet: një vullkan i padukshëm përfshiu shkretëtirën, duke hapur një krater kolosal. Kështu,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com