Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

2025/06/28 at 8:50 AM
në Kryesore, kulture, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se vendbanimi më i vjetër në Evropë, me moshë deri në 8 mijë vjet, gjendet në Lin të Pogradecit.


Gërmimet e fundit të ekspeditës shqiptaro-zvicerane kanë mundësuar rezultate shumë të mira, duke konfirmuar se ky është vendbanimi më i vjetër prej druri në kontinent.

Për arkeologun zviceran Albert Hafner, zbulimet kanë konfirmuar se Lini ka qenë i banuar për 2000 vjet, në vitet 4000 deri në 6000 para Krishtit.

Materiali arkeologjik i gjetur jep shpresë se në zonë mund të ekzistojnë edhe dhjetë ose më shumë vendbanime të ngjashme.

“Është hera e katërt për mua në Lin dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një vend i bukur, peizazh i bukur dhe fshati i Linit është jashtëzakonisht i ruajtur,” tha arkeologu Hafner.

Gërmimet kanë mundësuar përsëri rezultate shumë të mira.

Mund të konfirmojmë se ky është vendbanimi më i vjetër në Evropë me materiale druri dhe organike të konservuara dhe është shumë special, sepse gjetjet janë shumë premtuese.

Ne e dimë që për 2000 vjet njerëzit kanë jetuar këtu mes viteve 6000–4000 para lindjes së Krishtit. Parashikoj dhjetëra fshatra ose më shumë të së njëjtës periudhë.

Drejtuesi shqiptar i projektit, Adrian Anastasi, thotë se janë bërë disa sondazhe: një në tokë dhe dy sondazhe nënujore.

Janë gjetur materiale të bollshme arkeologjike në nivelin e qeramikës, qoftë të veglave të punës, te kocka, te guri, si dhe janë marrë analiza për të kryer studime më të thelluara me metodologji të reja shkencore për të krijuar një ide të strukturave të kohës.

“Janë marrë analizat për të kryer studime më të thelluara në nivel kampionesh dhe jemi shumë të kënaqur, sepse në nivel planimetrie ato punë që kemi bërë në vitet më të mëparshme, me këtë ndërhyrje që kemi mbrapa shpinës sime, të cilën e shikoni, ne arrijmë që të lidhim të gjitha këto planimetri dhe jemi pak a shumë në fazën ku, sipas metodologjive të avancuara siç është dendrokronologjia, të fillojmë dhe të krijojmë idetë e strukturave të banimit,” tha Adrian Anastasi.

Për ambasadoren e Zvicrës, Ruth Huber, janë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të Ohrit në Pogradec.

”Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve,” tha ajo.

“Për ne janë bërë zhvillime të rëndësishme për historinë e vjetër të liqenit të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që të shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin,” tha ambasadorja.

Më 15 korrik përfundon faza e parë e projektit, e cila do të pasohet nga analiza shkencore e materialit arkeologjik të zbuluar deri tani si rezultat i projektit të përbashkët të Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Bernës.

Klan News



Ju sugjerojmë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
Kryesore

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

10 Nëntor, 2025 8:16 am
“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Para
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025
















TE FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
10 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
10 Nëntor, 2025

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale. Me një...

Lexo më shumë

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com